Në këtë faqe përshkruhen kushtet dhe procedurat e faqes së internetit www.okitask-kosova.com per sa i përket përdorimit të të dhënave personale të përdoruesve që vizitojnë ose regjistrohen në website apo portal.
Ky informacion është dhënë në bazë të nenit 12 të Ligjit nr. 06/L-082 “Për Mbrojtjen E Të Dhënave Personale”, datë 25 shkurt 2019 (“Ligji nr. 06/L-082”) dhe Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (“GDPR”), për personat që përdorin shërbimet tona të web-it përmes portalit të lartpërmendur.
“Përpunimi i të dhënave personale duhet të kuptohet si veprime të ndryshme të përpunimit të të dhënave personale, të tilla si mbledhja, përpunimi, krahasimi, anullimi, modifikimi, komunikimi ose zbulimi i të dhënave të lartpërmendura.
Ky informacion gjithashtu bazohet në Rekomandimin nr.2/2001 i cili është vendosur nga autoritetet Evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, të mbledhura në Grupin e vendosur nga Neni 29 i Direktivës nr. 95/46/EC, të pranuar më 17 maj 2001, për të identifikuar disa nga kërkesat minimale për mbledhjen e të dhënave online (në linjë) dhe, në veçanti, mënyrën, kohën, dhe natyrën e informacionit që kontrolluesit e të dhënave duhet t’ia sigurojnë përdoruesve kur ata kanë akses në faqen web, pavarësisht qëllimit të lidhjes.
Informacioni ofrohet vetëm për website-in Dompé dhe jo për website-e të tjera të cilat përdoruesi mund t’i vizitojë përmes link-eve.
Asnjë e dhënë që del nga shërbimi web nuk mund të komunikohet ose shpërndahet, përveç në rastet kur kërkohet shprehimisht me ligj.
Të dhënat personale të ofruara nga përdoruesit përdoren vetëm për të kryer shërbimin ose dispozitën e kërkuar dhe u zbulohen palëve të treta nëse është e nevojshme për një qëllim të caktuar.
Kontrolluesi dhe Oficeri për mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO)
Kontrolluesi i të dhënave është Dompé Kosovë me seli në Qytezën Pejton, Rr. Mujo Ulqinaku 5/1, Prishtinë 10.000 – (Kosovë). Dompé ka emëruar disa DPO për lloje të ndryshme përpunimi dhe i ka ndarë sipas funksioneve të kompanisë. DPO-të e ndryshëm janë vendosur për funksionet e tyre brenda kompanisë. Për të njohur emrat e DPO-të e ndryshëm ju mund të na shkruani në adresën email privacy@dompe.it.
Lloji i të dhënave të përpunuara
Shfletimi i të dhënave
Sistemet kompjuterike dhe procedurat software të përdorura për të operuar në këtë website merren, gjatë operimit të tyre normal, disa të dhëna personale transmetimi i të cilave është i nënkuptuar në përdorimin e protokolleve të komunikimit në Internet.
Ky është informacion që nuk mblidhet për t’u lidhur me palë të interesuara të identifikuara, por i cili, nga natyra e tij, mundet, përmes përpunimit dhe lidhjes me të dhëna të mbajtura nga palë të treta, të lejojë përdoruesit të identifikohen.
Kjo lloj kategorie e të dhënave përfshinë adresat IP dhe emrin e domain-it për kompjuterët e përdorur nga përdoruesit që lidhen me sitin, me adresat URI (Identifikuesi i Burimeve Uniformë), kohën e kërkesës, metodën e përdorur për të paraqitur kërkesën në server, madhësinë e skedarit të pranuar si përgjigje, kodin numerik që tregon statusin e përgjigjes nga serveri ( i suksesshëm, error, etj.), dhe parametra të tjerë në lidhje me sistemin operues dhe mjedisit IT të përdoruesit. Kjo e dhënë përdoret me një qëllim të vetëm për të marrë informacione anonime statistikore në përdorimin e sitit dhe për të kontrolluar funksionimin e duhur dhe mirëmbajtjen për një periudhë minimale të kërkuar nga legjislacioni aktual.
Këto të dhëna mund të përdoren për të vendosur përgjegjësinë në krimet kompjuterike hipotetike kundër shtetit.
Të dhënat që jepen vullnetarisht nga përdoruesi
Veprimi jo i detyrueshëm, i qartë, dhe me vullnet të plotë i dërgimit të një emaili në adresat e dhëna në këtë website nënkupton marrjen e pashmangshme të adresës së dërguesit, e nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave, si dhe për çdo të dhënë tjetër personale të shkruar. Përjashtohet përpunimi i të dhënave të sensitive dhe gjyqësore dhe nëse ofrohen nga përdoruesi nuk do të pranohen.
Informacione të veçanta të përmbledhura të dedikuara për shërbime të veçanta në kërkesë do të shpërndahen ose ekspozohen në faqen web.
“Cookies“
“Cookies” janë skedarë të vegjël në formë teksti të ruajtura në kompjuterin e përdoruesit nga website-et që përdoruesi viziton. Ato përdoren për të mundësuar punën dhe operimin e website-ve në mënyrë më efikase, dhe për të ofruar të dhëna pronarëve të sitit.
Website përdor “cookies” teknikë të Google Analytics dhe “cookies” të palëve të treta.
“Cookies” Teknike
Këto cookies do të instalohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Kontrolluesi i të Dhënave. Ato mund të ndahen në seksione shfletuesi ose seksione “cookies” dhe sigurojnë shfletimin normal dhe përdorimin e website-it (duke lejuar, p.sh., për të përcaktuar një seksion shfletimi, për të zgjedhur gjuhën e site-it, apo madhësinë e shkronjave).
“Cookies” të Google Analytics
Përdorimi i IP adresës së vizitorit nga Google Analytics
Çdo kompjuteri dhe pajisjeje të lidhur me internet i është caktuar një numër unik si një adresë e protokolli e Internetit (IP). Meqë këta numra zakonisht caktohen në bllok sipas shteteve, një adresë IP shpesh mund të përdoret për të identifikuar shtetin, provincën, dhe qytetin nga i cili një kompjuter lidhet në internet.
Google Analytics mbledh adresën IP të vizitorëve të website-it për të siguruar një tregues të vendndodhjes së tyre gjeografike. Kjo metodë njihet si Geolocation IP. Google Analytics nuk raporton informacion lidhur me adresat IP aktuale të vizitorëve. Për shkak të përdorimit të një metode të njohur si maskim IP, Google Analytics komunikon informacionin në mënyrë që vetëm një pjesë e adresës IP të përdoret për lokalizimin e vendodhjes, në vend të adresës së tërë. Google mund t’u zbulojë informatat palëve të treta kur kërkohet me ligj ose kur palët e treta përpunojnë informacionin në emër të Google.
Shtesa e shfletuesit për çaktivizimin e Cookies Google Analytics
Një shtesë e shfletuesit mund të shkarkohet për të çaktivizuar Google Analytics. Shtesa komunikon me kodin JavaScript nga Google Analytics (ga.js) për të treguar që informacionet në lidhje me vizitën në faqen web nuk duhet të dërgohet në Google Analytics. Shtesa e shfletuesit për çaktivizimin e Google Analytics nuk parandalon dërgimin e informacionit në faqen e internetit. Përveç kësaj, shumica e shfletuesve lejojnë kontrollin e shumicës së cookies përmes cilësimeve të vetë shfletuesit. Nëse përdoruesi nuk dëshiron të marrë ndonjë lloj cookie në kompjuterin e tij ose saj, niveli i mbrojtjes së privatësisë së shfletuesit mund të ngrihet përmes funksionit të duhur. Megjithatë, disa zona të Portalit mund të mos funksionojnë siç duhet nëse cookie refuzohet.
“Cookies” të palëve të treta
Bëhet fjalë për cookies të instaluara në site përmes palëve të treta. Sa i përket këtyre cookies, pronari dhe edituesi i site-it është thjeshtë një ndërmjetës teknik dhe nuk mund të përcaktojë procedurat dhe qëllimet e operimeve të cookies në fjalë. Për informacione në lidhje me cookies të palëve të treta në përdorim, referenca është ajo që tregohet në site të furnizuesve të palëve të treta, në veçanti www.doccheck.com dhe www.addthis.com.
EMRI I COOKIE | SKADIMI “PRESET” | PËRSHKRIMI I COOKIE |
HP3_USER | 60 minuta | Qëlllimi i këtij cookie është të ruajë të dhëna të caktuara në lidhje me përdoruesit e lidhur dhe lundrimin e sesionit të tyre. |
ASP.NET_SessionID | Në fund të sesionit | Sesioni i cookie i përdorur për të mirëmbajtur lundrimin anonim. |
__utma | 2 vite | Cookies e Google Analytics për të regjistruar numrin e vizitave. |
__utmb | 30 minuta | Cookie e Google Analytics që tregon një sesion të ri lundrimi, të përditësuar me çdo lidhje të re me shërbimin. |
__utmz | 6 muaj | Cookie e Google Analytics që identifikon burimin e lidhjes. |
__utmc | Në fund të sesionit | Cookies e Google Analytics për të numëruar numrin e vizitave. |
__utmv | 2 vite | Cookies e Google Analytics për të matur operimin e website-it. |
dc_user_settings | Doc check Cookie | |
doccheck_scu_data | Doc check Cookie | |
doccheck_user_id | Doc check Cookie | |
PHPSESSID | Doc check Cookie | |
__utma | Doc check Cookiek | |
__utmb | Doc check Cookie | |
__utmz | Cookie di Doc check | |
__utmc | Doc check Cookie | |
__atuvc | Shtoni këtë cookie e cila lejon vizitorët të shpërndajnë përmbajtje të ndryshme në platforma që përqendrohen në përfaqësimin e lidhjeve midis përdoruesve (Facebook, Twitter, email, etj.). Memorizon numrin e shpërndarjeve të përmbajtjeve në një faqe. | |
__atuvs | Ky cookie shoqërohet me widget-in AddThis që zakonisht integrohet në një faqe interneti me qëllim që të lejojë vizitorët të shpërndajnë përmbajtjen me platforma të ndryshme që përqendrohen në përfaqësimin e lidhjeve midis përdoruesve (Facebook, Twitter, email, etj). |
Pranimi ose mospranimi i cookies mund të vendoset duke modifikuar cilësimet e sigurisë së shfletuesit.
Transmetimi i të dhënave sipas zgjedhjes
Veç asaj që është specifikuar për të dhënat e shfletuesit dhe përdorimit të cookies, përdoruesi është i lirë të japë të dhëna shtesë ose mund të zgjedhë të mbetet anonim. Gjithsesi, në mungesë të të dhënave të tilla, Dompé mund të mos jetë në gjendje të aktivizojë shërbimet e kërkuara nga përdoruesi.
Metodat e Përpunimit të të Dhënave
Të dhënat personale përpunohen përmes sistemeve të automatizuara për kohën që është e domosdoshme për të arritur qëllimet për të cilat ato janë mbledhur. Të dhënat e mbledhura përmes portalit mund të përpunohen nga stafi – madje edhe herë pas here – të caktuar nga Dompé për përpunimin dhe/ose nga kompani konsulente të cilave Dompé mund t’u besojë disa shërbime.
Të dhënat personale të palëve të treta të dhëna përgjatë procedurës së regjistrimit në disa zona të Portalit do të përpunohen nga Dompé me qëllimin e vetëm të perfeksionimit të shërbimeve të regjistrimit dhe aktivizimit të shërbimeve të kërkuara nga përdoruesi. Të dhënat personale dhe/ose identifikuese të nevojshme për të siguruar akses në Portal dhe shërbimet e tij janë të limituara deri në minimum për të arritur komunikim me përdoruesin përmes email-it dhe/ose për të kryer shërbimet e kërkuara nga përdoruesi.
Të dhënat personale të dhëna nga përdoruesit përmes kërkesave për materiale informative (broshura, etj.) përdoren për qëllimin e vetëm të perfeksionimit të shërbimeve të kërkuara dhe u komunikohen palëve të treta sipas nevojës për qëllimin në fjalë (kompanitë që ofrojnë shërbime paketimi, etiketimi, apo transporti).
Për më tepër, në rast se doni të përdorni shërbime komunikimi, të tilla si buletini elektronik, për shembull, ju do të keni të drejtën të anuloni regjistrimin tuaj në çdo kohë duke ndjekur udhëzimet e dhëna në çdo komunikim individual. Nëse vendosni të anuloni abonimin tuaj për një shërbim apo komunikim, Dompé do të fshijë menjëherë të dhënat tuaja.
Shpërndarja, Komunikimi dhe Zbulimi i të Dhënave
Kontrolluesit të të dhënave mund t’i kërkohet të komunikojë të dhëna që i referohen këtyre informacioneve në rast se forcat e policisë mbledhin informacion për të kryer një hetim të ligjshëm dhe/ose aktivitetet e policisë gjyqësore (me iniciativën e tyre në rast të hetimeve paraprake ose nën drejtimin e prokurorisë). Përveç këtyre rasteve, të dhënat nuk do t’i zbulohen ose transferohen asnjë pale.
Dompé rezervon të drejtën për të komunikuar të dhënat personale të përdoruesve dhe kompanitë e tjera që i takojnë grupit të udhëhequr nga Dompé farmaceutici S.p.A. (shoqëria holding e Grupit Dompé) si në Itali dhe jashtë vendit, pa cenuar pajtueshmërinë me këtë politikë të privatësisë. Nuk do të zbulohen të dhëna që rrjedhin nga shërbimi i web-it.
Siguria
Dompé siguron zbatimin e masave të duhura të sigurisë për të parandaluar aksesin nga palët e paautorizuara, humbjen, shpërndarjen ose përdorimin jo të duhur të të dhënave, siç kërkohet nga ligjet e zbatueshme.
Megjithatë, është përgjegjësi e përdoruesve të sigurojnë që kompjuteri i tyre të jetë i mbrojtur siç duhet dhe të mbrohet nga programe të dëmshme si viruse, crawlers dhe “kuaj të Trojës“: në të vërtetë, pa masa të përshtatshme të sigurisë (p.sh. shfletuesi i internetit, antivirus i përditësuar, firewall i software-it, përdorimi i software-ve me origjinë të dyshimtë), ekziston rreziku që të dhënat dhe fjalëkalimet e përdorura për të parandaluar aksesin në të dhënat e tyre i zbulohen palëve të treta të paautorizuara.
Zbulimi dhe Transferimi i të Dhënave Jashtë Vendit
Të dhënat e mbledhura përmes Portalit mund të transferohen në vende të tjera, madje edhe jashtë Bashkimit Evropian, për kompanitë që i përkasin Grupit Dompé. Në këto raste, ne do të vazhdojmë me transferimin e tyre vetëm në prani të një prej kushteve të legjitimitetit të referuar në nenin 49 të Ligjit nr. 06/L-082 dhe nenet 44 dhe në vijim të GDPR ose, në mungesë të tyre, në rastin e pëlqimit të dhënë nga pala e interesuar.
Të dhënat personale të përdoruesve mund t’u komunikohen palëve të treta në rastet e mëposhtme:
Të drejtat e subjekteve të të dhënave
Subjektet të dhënat personale të të cilëve u referohen kanë të drejtën të marrin në çdo kohë konfirmimin se të dhënat e tyre personale ose jo personale lidhur me ata po përpunohen për të fituar akses në të dhëna të tilla dhe e dinë përmbajtjen dhe origjinën, e verifikojnë saktësinë e tyreose kërkojnë përditësimin, integrimin ose korrigjimin e tyre (nenet 14 dhe 15 të Ligjit nr. 06/L-082 dhe Nenit 12 deri 16 të GDPR).
Sipas kreut V të Ligjit nr. 06/L-082, dhe Nenit 17 deri 21 të GDPR, Pala a interesuar ka të drejtë të kërkojë kufizimin e përpunimit, bartjen, anullimin, anonimizimin ose bllokimin e të dhënave të përpunuara në shkelje të ligjit dhe për të kundërshtuar në çdo rast përpunimin e këtyre të dhënave për arsye të ligjshme.
Sipas nenit 52 të Ligjit nr. 06/L-082, dhe nenit 77 del RGDP, subjekti i të dhënave që pretendon se përpunimi i të dhënave të tij ka shkelur ligjet e zbatueshme, ka të drejtën e ankesës në autoritetet përkatëse të mbrojtjes së të dhënave.
Kërkesat duhet të dërgohen në e-mailin vijues privacy@dompe.it.
Dompé Kosovo L.L.C. E-mail: dompekosove@dompe.com |
Në lidhje me veprimin dhe efektet anësore të mundshme lexoni fletudhëzimin dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin. |