Dhimbja e kokës, ose cefalea, është një nga shqetësimet më të zakonshme, që nuk bën diskriminim në bazë moshe, përkatësie etnike apo gjinie (edhe pse më e përhapur tek femrat). Është shumë heterogjene përsa i përket shkaqeve, ndonjëherë të paidentifikuara, llojit, shfaqjes së simptomave, frekuencës, intensitetit dhe efekteve.
Cefalea e tipit muskulo-tensive është forma më e përhapur e dhimbjes së kokës. Prek kryesisht gjininë femërore dhe karakterizohet nga dhimbje me intensitet të lehtë ose të moderuar që shfaqen në formë kronike ose në forma episodike me kohëzgjatje të ndryshme, nga 30 minuta në 7 ditë. Dhimbja përcaktohet “si helmetë” dhe prek të dy anët e kokës; në përgjithësi, nuk ka simptoma shoqëruese, përveç dhimbjeve të lehta për shkak të zhurmës ose dritës.
Veçohet edhe migrena, më e zakonshme tek gratë, e cila ndodh në njërën anë të kokës, shpesh me alternim nga njëra anë në tjetrën dhe me dhimbje pak a shumë intensive dhe cefalea “cluster”, më e rrallë dhe kryesisht e përhapur tek meshkujt, duke prekur vetëm një anë të kokës me dhimbje intensive.
Shkaktarët e dhimbjes së kokës janë shpesh të ndryshëm dhe të panjohur. Disa faktorë mund të ndikojnë në shpërthimin e një episodi të dhimbjes së kokës, ndër të cilët:
• FAKTORËT PSIKOLOGJIK si stresi dhe lodhja, emocionet, relaksimi pas një periudhe stresuese
• FAKTORËT HORMONAL si cikli menstrual, kontraceptivët oralë.
• FAKTORËT E MJEDISIT të tilla si aromat e forta, tymi i cigares, zhurmat dhe ndryshimet klimatike
• FAKTORË TË TJERË si alkooli, pagjumësia ose lëvizjet e papritura të kokës dhe qafës
Në rastet e episodeve të persëritura duhet verifikuar terapia e duhur me ndihmën e një specialisti. Në përgjithësi, analgjezikët dhe BAIJS (barnat anti-inflamatore jo steroide) veprojnë në qetësimin e dhimbjes së shkaktuar nga një dhimbje koke e tipit tensiv ose një migrenë. Për më tepër, ato përbëjnë mjekimin më të preferuar për tu përdorur që mund të mos kërkojë recetë nga mjeku .
Cefaletë “cluster” dhe migrenat e rënda trajtohen me triptane të përshkruara ekskluzivisht nga mjeku.
Dompé Kosovo L.L.C. E-mail: dompekosove@dompe.com |
Në lidhje me veprimin dhe efektet anësore të mundshme lexoni fletudhëzimin dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin. |