FAQ DHE FJALORTH

 

FAQ

Përse vuaj nga migrena pak para, gjatë dhe menjëherë pas ciklit menstrual?

Ekziston një lidhje midis dhimbjes së kokës dhe ciklit menstrual për shkak të ndryshimeve hormonale që shoqërojnë gjithë periudhën fertile të gruas dhe që mund të shkaktojnë sulme migrene me intensitet të ndryshëm.

A mund të përdoret Okitask® gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji?

Okitask® nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Përdorimi duhet gjithashtu të shmanget në rast dyshimi shtatzënie ose planifikimi për të mbetur shtatzënë.

Ndjek një dietë të kontrolluar, a mund të përdor Okitask®?

Okitask® nuk ndikon në dietat hipokalorike ose të kontrolluara.

Të moshuarit mund të përdorin Okitask®?

Po, por ato duhet t’i përmbahen dozave minimale dhe të konsultohen me mjekun, duke pasur parasysh frekuencën e shtuar të efekteve anësore ndaj BAIJS, sidomos hemoragjive dhe perforimeve gastrointestinale.

Si vepron ketoprofen kripa e lizinës?

Ketoprofen kripë lizine është një bar anti-inflamator jo-steroid (BAIJS) veprim anti-inflamator dhe analgjezik.

Cilat janë përparësitë e formës Okitask® në qeska që shkrihen në gojë?

Forma në mikrogranula i lejon produktit të shkrijë në gojë pa nevojën e ujit me një zgjidhje të shpejtë të dhimbjes. Okitask® që shkrin në gojë ndër të tjera është shumë praktik: duke mos pasur nevojë për ujin që të administrohet, mund të përdoret në çdo situatë dhe kontekst.

Cilat janë përparësite e tabletës Okitask®?

Tableta e Okitask® është shumë e vogël, ka një madhësi prej 7 mm dhe për këtë arsye është e lehtë për t’u gëlltitur. Si bustinat që shkrihen në gojë, mund të fillojë të veprojë pas 5 minutash në dhimbjen e kokës.

Okitask® është i përshtatshëm për pacientët që vuajnë nga celiakia, diabeti ose intoleranza ndaj laktozës?

Po, sepse Okitask® bustina që shkrihen në gojë nuk përmban gluten, saharozë dhe laktozë

Fjalorth

 

Veprim analgjezik

Veprimi i ushtruar nga të ashtuquajturat barna analgjezike, të afta për të reduktuar perceptimin e dhimbjes, duke rritur pragun e dhimbjes. Shumë barna anti-inflamatore kanë një aktivitet analgjezik, duke qenë se gjendja inflamatore shoqërohet me dhimbje.

Veprim anti-inflamator

Veprimi i ushtruar nga të ashtuquajturat barna anti-inflamatore, të cilat janë në gjendje të reduktojnë proceset e shumta inflamatore të organizmit.

Dhimbja menstruale

E njohur gjithashtu si dysmenorrhea, është një nga shqetësimet më të përhapura për gjininë femërore. Dhimbja paraqitet në formën e ngërçeve, shpesh të lokalizuara në pjesën e poshtme të barkut dhe zakonisht shfaqet në ditën e parë të ciklit duke zvogëluar më pas intensitetin derisa zhduket. Mund të shoqërohet me simptoma të tjera, siç janë fryrja e barkut, nauze, të vjella, cefale, ankth, ndryshime humori, vështirësi në përqendrim, dhimbje gjiri, dhimbje shpine, pagjumësi.

Dhimbja muskulare

E quajtur edhe mialgji, është një dhimbje e lokalizuar në një ose më shumë muskuj që, nëse preken apo përdoren, rezultojnë të kontraktuara dhe me dhimbje. Shkaku është i lidhur me një tkurrje të papritur të pavullnetshme të muskujve ose ndonjë traumë. Gripi, disa forma reumatizmale ose tensioni i vazhdueshëm i shkaktuar nga stresi mund të shoqërohen me dhimbje muskulare.

Dhimbja osteartikulare

Stresi intensiv i artikulacioneve, traumat, mosha ose sëmundjet e veçanta mund të prodhojnë inflamacion të strukturave artikulare, të përbërë nga kocka, kërci, ligamente dhe tendina. Të pasura me mbaresa nervore, artikulacionet e lënduara ose të inflamuara shfaqin dhimbje.

BAIJS

BAIJS është akronim i Barnave Anti-Inflamatore Jo Steroide, një klasë e barnave me efekt anti-inflamator, kundër dhimbjes dhe antipiretik (kundër gjendjeve me temperaturë) të disponueshme në forma të ndryshme, nga ato për përdorim lokal – të tilla si pomada, xhel, kremëra – tek tabletat, kapsulat, lekoplastët dhe supozitorët.

Barna anti-inflamatore


Barnat anti-inflamatore veprojnë mbi inflamacionin dhe ulin dhimbjen.

Barna antireumatizmale

Barna të përdorura në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale, që kanë për qëllim zvogëlimin e kohëzgjatjes së sulmeve, gjëndjes febrile, komplikimeve të mundshme kardiake dhe kontraktimin jo normal të muskujve. Agjentët antireumatizmalë që përdoren më shumë janë salicilatet (siç është aspirina) dhe BAIJS, mbi të gjitha për veprimin e tyre efikas analgjezik dhe anti-inflamator.

Ketoprofen kripa e lizinës

Ketoprofeni është një bar anti-inflamator jo steroid analgjezik dhe anti-reumatizmal (BAIJS) që i përket grupit të derivateve të acidit propionik.
Lizina është një aminoacid me të cilin reagon ketoprofeni për të formuar një kripë më të qëndrueshme dhe të lehtë për t’u ruajtur gjatë: në mjedisin ujor të trupit, kripa shkrin dhe ketoprofeni e kryen funksionin e tij.

Dhimbje dhëmbësh

Shkaku kryesor i dhimbjes së dhëmbëve është kariesi dhe shfaqet, në veçanti, kur bakteret përgjegjëse të kariesit arrijnë pulpën e dhëmbit, të pasur me enë gjaku dhe nerva. Shkaqe të tjera të shpeshta janë shfaqja e absceseve – grumbullimi i qelbit, pas një infeksioni, brenda rrënjëve ose pulpës së dhëmbit – dhe gingiviti.

Dhimbje koke

Dhimbja e kokës ose cefalea, një gjendje jashtëzakonisht e përhapur dhe e bezdisshme, karakterizohet nga një dhimbje zakonisht e lokalizuar, shpesh e shfaqur me pulsime, e cila rritet me sforcot dhe lëvizjet e papritura të kokës dhe mund të shoqërohet me të përziera, të vjella, bezdi nga drita, lotim sysh.

Nevralgjia

Dhimbje intensive dhe e papritur që prek rrugën e një nervi, shpesh e shkaktuar nga ngjeshjet, tërheqjet, traumat ose infeksionet.

Triptanet

Triptanet janë barna që përdoren për trajtimin e cefalesë “cluster” dhe formave të rënda të migrenës, të cilat përdoren nëse analgjezikët nuk kanë efekt. Përdorimi i tyre kërkon një recetë mjekësore.


Si shfaqet
dhimbja e kokës.

Dhimbja e kokës është një çrregullim jashtëzakonisht heterogjen për sa i përket shkakut, llojit, shfaqes së simptomave, frekuencës dhe intensitetit.

Për më shumë

OKITASK® qeskë që
shkrihet në gojë.

Me bazë ketoprofen kripë lizine, Okitask® në qeska që shkrihen në gojë është i rekomanduar për dhimbje me origjinë dhe natyrë të ndryshme, ndër të cilat dhimbja e kokës.

Për më shumë

thumb_04_comunicazione_hp

Komunikimi
OKITASK®.

Spoti i Okitask® po shfaqet aktualisht në TV.

Shiko videon

Okitask ® është një produkt

DOMPFA_LOGO_PANT_POStr

www.dompe.com

Dompé Kosovo L.L.C.
Adresa: Rruga Miladina Stevica, p.n.
Graçanicë, Republika e Kosovës

E-mail: dompekosove@dompe.com

Në lidhje me veprimin dhe efektet anësore të mundshme lexoni fletudhëzimin dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin.
XK-OKT-2000008
MA-4613 29/07/2016
MA-5269 22/11/2017
Data e përditësimit: 02/10/2020