Kushte përdorimi

Afate dhe kushte përdorimi të www.okitask-kosova.com

Objekti

Faqja www.okitask-kosova.com ka lindur si një nismë e Shoqërive të Grupit Dompé (në vijim “Dompé”). Përdoruesi angazhohet se pranon kushtet e përdorimit të përcaktuara këtu, se do u përmbahet atyre, si dhe që do të përdorë faqen në respektim të plotë të ligjeve të zbatueshme në këtë fushë. Ky Portal është bërë i disponueshëm pa pagesë nga Dompé për të gjithë Përdoruesit e Internetit me qëllimin për të lehtësuar komunikimin mes kësaj kompanie dhe furnitorëve, klientëve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Në faqe mund të gjenden informacione me natyrë specifike që kanë të bëjnë me produktin Okitask® si dhe informacione që kanë të bëjnë me Grupin Dompé më në përgjithësi.

Aksesueshmëria

Faqja është e aksesueshme nga kushdo. Të gjitha seksionet e faqes janë publike apo të hapura, pra lirisht të vizitueshme.

Informacionet e marra

Nuk do të merren informacione personale lidhur me përdoruesit.

Kufizime

Faqja ka natyrë informuese dhe nuk mund të konsiderohet burim origjine informacionesh, vlera ligjore e të cilave presupozon dërgimin përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit (psh. postë elektronike apo rekomande me lajmërim marrjeje). Në këtë kuptim faqja nuk kërkon të zëvendësojë komunikimin zyrtar të kompanisë.

Dompé kujdeset të kontrollojë vazhdimisht saktësinë dhe përditësimin e informacioneve dhe të të dhënave që përmban faqja. Megjithatë, kompania nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për pasaktësi, mospërputhje, paplotësi të mundshme apo gabime që mund të jenë kryer pa dashje. Të dhënat e përmbajtura në faqe dhe që lidhen me të kanë një qëllim të përgjithshëm dhe informues dhe kanë për qëllim të japin informacione për produktin Okitask® dhe mbi Shoqëritë Dompé, si dhe, eventualisht, mbi shërbimet e tyre; si të tilla nuk duhen konsideruar si udhëzime apo rekomandime mjeko-shkencore. Për këtë arsye, lexuesi jo mjek ftohet të konsultojë mjekun e vet në rast saktësimesh klinike lidhur me sëmundjet shqetësimet, simptomat, diagnozat, terapitë, efektet anësore, dhe në përgjithësi, për çfarëdolloj vendimi në lidhje me gjendjen e shëndetit të vet.

As Shoqëritë Dompé, as ndonjë palë tjetër e përfshirë në krijimin, realizimin dhe publikimin e kësaj faqeje, dhe të çdo faqeje tjetër që lidhet me të, nuk mund të konsiderohen përgjegjëse në asnjë mënyrë, as për ndonjë dëm të drejtpërdrejtë, të rastësishëm, për rrjedhojë apo jo të drejtpërdrejtë, që rrjedh nga aksesi, përdorimi apo mospërdorimi i kësaj faqeje apo i çdo faqeje tjetër që lidhet me të.

Përdoruesit janë të vetëdijshëm që aksesi dhe përdorimi i faqes bëhet vetëm nën përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë.

Lidhja me faqet e tjera

Faqja www.okitask-kosova.com  mund të përmbajë lidhje hipertekst me faqet web të palëve të treta, që mund të ofrojnë informacione të dobishme për vizitorët e saj e për përmbajtjen e të cilës Dompé nuk është përgjegjëse.

Theksojmë se këto kushte dhe afate përdorimi nuk gjejnë zbatim për këto faqe dhe, për rrjedhojë, informacionet që lidhen, ndër të tjera, me mënyrat e përdorimit dhe aksesin, do duhet të kërkohen në faqet në fjalë.

Lidhjet me faqet e treta janë bërë të disponueshme në faqe vetëm për lehtësi të Përdoruesit.

Pra Përdoruesi duhet të pranojë faktin që lidhja me faqet e treta ndodh vetëm nën përgjegjësinë e tij.

Promocion përblerjen

Informacionet e dhëna në këtë faqe nuk përbëjnë një ofertë apo një nxitje për blerje, apo për furnizimin, apo për tregtimin apo për çfarëdolloj transaksioni tjetër.

Kufizime përdorimi në bazë të të drejtave që lidhen me pronësinë intelektuale.

Kjo faqe mund të përmbajë elementë si fotografi, tekste dhe elementë grafikë të mbrojtur nga e drejta e autorit, apo nga të drejta të tjera që lidhen me pronësinë intelektuale. I gjithë dokumentacioni i pranishëm në faqe është pronësi e Grupit Dompé apo mbrohet nga e drejta e autorit dhe çdo formë përdorimi, edhe i pjesshëm i saj, i nënshtrohet marrjes së autorizimit me shkrim të Grupit Dompé, në respektim të kuadrit ligjor në fuqi.

Ndalohet shprehimisht kopjimi, botimi, i pjesshëm apo i plotë, i seksioneve të kësaj faqeje apo i faqeve të tjera të Grupit Dompé, përveç rastit kur miratohet me shkrim nga Dompé. Ndalohet shprehimisht përdorimi i faqes në mënyra të tilla që do të shkaktonin përkeqësim, vonesë apo keqfunksionim për Përdorues të tjerë të internetit, apo në mënyra të tilla që do të shkaktonin ndërprerje apo keqfunksionime në vetë faqen dhe/ose në software-in aplikativ që mundëson funksionimin e saj.

Në veçanti, ndalohet vizitimi i faqes web përmes instrumenteve automatikë si script, “crawler” apo “autobots” që kanë për qëllim rikuperimin sistematik të informacioneve.

Ndryshimi i kushteve dhe afateve të përdorimit

Grupi Dompé ruan të drejtën për të ndryshuar afatet dhe kushtet e përdorimit të kësaj faqeje web në çdo kohë. Kushtet e reja të përdorimit do të zbatohen për të gjitha përdorimet e faqes pas botimit të kushteve të reja. Dompé ruan të drejtën për të ndryshuar në çdo kohë, sipas gjykimit të vet dhe pa asnjë paralajmërim, informacionet dhe të dhënat e përmbajtura në faqe. Në masën e lejuar nga ligji i zbatueshëm, mohohet shprehimisht çdo përgjegjësi që rrjedh nga këto ndryshime.

E drejta e autorit

Përmbajtja e faqes (të dhënat, tekstet, figurat, tingujt, etj.), përveç se kur përcaktohet ndryshe, është në disponueshmëri të plotë të Dompé-së dhe mbrohet nga e drejta e autorit. Në bazë të kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtës së autorit, në mungesë të një autorizimi të shprehur e të qartë nga ana e Dompé-së, ato nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, ritransmetohen, qoftë edhe pjesërisht dhe me çdo lloj mjeti (qoftë edhe elektronik). Ndalohet gjithashtu të riprodhohet në një faqe tjetër web i gjithë apo një pjesë e materialit të publikuar nga Dompé në këtë faqe.

Markat

Dompé dhe emra të tjera të produkteve dhe/ose shërbimeve Dompé të përmendur këtu janë marka tregtare të regjistruara nga shoqëritë Dompé.

Financime për publicitet

Publiciteti nuk është burim financimi për Portalin institucional.

Të ndryshme

Përdoruesi pranon zbatimin e Ligjit Italian dhe juridiksionin ekskluziv të Gjykatës së Milanos, Itali për të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje apo si pasojë e përdorimit të faqes dhe/ose shërbimeve të lidhura me to.

Nëse një dispozitë e këtij Dokumenti do të konsiderohej e pavlefshme apo e pazbatueshme në bazë të Ligjit Italian, kjo dispozitë do të konsiderohet e tejkaluar nga një dispozitë e vlefshme dhe e zbatueshme që do të mundësonte arritjen maksimale të qëllimit të dispozitës fillestare dhe pjesa tjetër e marrëveshjes do të vazhdojë të jetë e vlefshme.

Një version shkresor i kësaj marrëveshjeje, dhe i çdo komunikimi të dhënë në formë elektronike do duhet të konsiderohet si provë e pranueshme në çështje të mundshme gjyqësore apo administrative.


Si shfaqet
dhimbja e kokës.

Dhimbja e kokës është një çrregullim jashtëzakonisht heterogjen për sa i përket shkakut, llojit, shfaqes së simptomave, frekuencës dhe intensitetit.

Për më shumë

OKITASK® qeskë që
shkrihet në gojë.

Me bazë ketoprofen kripë lizine, Okitask® në qeska që shkrihen në gojë është i rekomanduar për dhimbje me origjinë dhe natyrë të ndryshme, ndër të cilat dhimbja e kokës.

Për më shumë

Për të mësuar më
shumë.

A ekziston një lidhje midis dhimbjes së kokës dhe ciklit menstrual? Vizitoni seksionin dedikuar pyetjeve të shpeshta dhe, në rast dyshimesh, konsultoni fjalorthin.

Shko tek FAQ / Fjalorth

thumb_04_comunicazione_hp

Komunikimi
OKITASK®.

Spoti i Okitask® po shfaqet aktualisht në TV.

Shiko videon

Okitask ® është një produkt

DOMPFA_LOGO_PANT_POStr

www.dompe.com

Dompé Kosovo L.L.C.
Adresa: Rruga Miladina Stevica, p.n.
Graçanicë, Republika e Kosovës

E-mail: dompekosove@dompe.com

Në lidhje me veprimin dhe efektet anësore të mundshme lexoni fletudhëzimin dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin.
XK-OKT-2000008
MA-4613 29/07/2016
MA-5269 22/11/2017
Data e përditësimit: 02/10/2020