Okitask® në qeska që shkrihen në gojë i përket kategorisë së barnave anti-inflamatorë dhe antireumatizmal.
Qese me granula për përdorim oral. Vetëm paketimi me 10 qeska është në treg.
Okitask® në qeska që shkrihen në gojë përdoret për dhimbje me origjinë dhe natyrë të ndryshme, në veçanti: dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, nevralgji, dhimbje menstruale, dhimbje muskulare dhe osteoartikulare.
Një qeskë përmban:
Përbërësi aktiv: ketoprofen në formë të kripës së lizinës 40 mg (që korrespondon me 25 mg ketoprofen).
Përbërësit e tjerë janë: povidoni, silika koloidale, hidroksipropil metilceluloza, eudragit EPO, natrium dodecil sulfati, acidi stearik, stearati i magnezit, aspartami, manitoli, ksilitoli, talku, shija e limetës, shija e limonit, shija e freskofortes.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: 1 qeskë vetëm një herë, ose e përsëritur 2-3 herë në ditë, në format e dhimbjes me intensitet më të lartë. Përmbajtja e qeskave mund të vendoset direkt në gjuhë: Okitask® që shkrihet në gojë me pështymën, lejon përdorimin pa ujë.
Është e preferueshme që produkti të merret pas ngrënies.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar: në veçanti, pacientët e moshuar duhet t’i referohen dozës minimale të treguar më sipër.
Mos e përdorni për periudha të gjata kohore pa këshillën e mjekut.
Në rast:
• tejndjeshmëri ndaj substancës aktive apo cilitdo nga ekscipientët
• pacientët me anamnezë të reaksioneve të tejndjeshmërisë siç janë bronkospazmat, sulmet e astmës, riniti akut, urtikaria, rashi apo reaksionet tjera në ketoprofen apo në substanca me mekanizëm të ngjashëm të veprimit (siç është acidi acetilsalicilik apo BAIJS tjera);
• tremujorin e tretë të shtatzënisë, shtatzëninë e supozuar apo të konfirmuar, gjatë gji dhënies dhe te fëmijët nën moshën 15 vjeçare;
• insuficienca e rëndë e zemrës;
• pacientët me ulcera gastrike ose të duodenit, dispepsi kronike dhe gastrit;
• pacientët me leukocitopeni ose trombocitopeni, gjakderdhje aktive ose diatezë gjakderdhëse gjatë trajtimit me antikoagulantë;
• pacientët me insuficiencë të rëndë hepatike ose renale;
• pacientët të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve të mëdha kirurgjike
• ulcerë/gjakderdhje peptike aktive apo anamnezë me ulcerë/gjakderdhje peptike rekurente (dy apo më shumë episode të veçanta të konfirmuara të ulcerimit apo gjakderdhjes);
• anamnezë e gjakderdhjeve, ulcerimit apo perforimit gastrointestinal të shkaktuara nga trajtimi i mëhershëm me BAIJS
Ky produkt medicinal nuk duhet të administrohet te rastet e trajtimit të njëkohshëm me anti-inflamator tjerë dhe acid acetilsalicilik.
Lista e barnave dhe ushqimeve që mund të ndryshojnë efektin e barit mund të gjenden në fletëudhëzim.
Nuk ka nevojë të marren masa paraprake të veçanta për ruajtjen e barit.
Dompé është një nga kompanitë italiane biofarmaceutike, e cila ka qenë gjithmonë e përfshirë në zhvillimin e barnave inovative për trajtimin e sëmundjeve me një ndikim të lartë social.
Vizitoni http://www.dompe.com/website
Për informacione të mëtejshme në lidhje mbi okitask 40mg granula (në qeska që shkrihen në gojë ) lexoni fletëudhëzimin për pacientë.
Dompé Kosovo L.L.C. E-mail: dompekosove@dompe.com |
Në lidhje me veprimin dhe efektet anësore të mundshme lexoni fletudhëzimin dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin. |