Okitask® në tableta i përket kategorisë së barnave anti-inflamatorë dhe antireumatizmal.
Film-tableta të mbështjellura. Vetëm paketimi me 10 tableta është në treg.
Okitask® në tableta përdoret për dhimbje me origjinë dhe natyrë të ndryshme, në veçanti: dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, nevralgji, dhimbje menstruale, dhimbje muskulare dhe osteoartikulare.
Një tabletë përmban:
Përbërësi aktiv: ketoprofen kripë e lizinës 40 mg (që korrespondon me 25 mg ketoprofen).
Bërthama: krospovidon, silikë koloidale anhidër, natrium dodecil sulfat, manitol (E421), natrium stearil fumarat,
Mbështjellësi: (Opadry II 85 F blue 320 U) polivinil alkool, makrogol 3350, titan dioksid (E171), talk, brilliant blue aluminium lake (E133), quinolone yellow aluminium lake (E104).
Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: 1 tabletë vetëm një herë, ose e përsëritur 2-3 herë në ditë, në format e dhimbjes me intensitet më të lartë.
Është e preferueshme që produkti të merret pas ngrënies.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar: në veçanti, pacientët e moshuar duhet t’i referohen dozës minimale të treguar më sipër.
Mos e përdorni për periudha të gjata kohore pa këshillën e mjekut.
Në rast:
• tejndjeshmëri ndaj substancës aktive apo cilitdo nga ekscipientët
• pacientët me anamnezë të reaksioneve të tejndjeshmërisë siç janë bronkospazmat, sulmet e astmës, riniti akut, urtikaria, rashi apo reaksionet tjera në ketoprofen apo në substanca me mekanizëm të ngjashëm të veprimit (siç është acidi acetilsalicilik apo BAIJS tjera);
• tremujorin e tretë të shtatzënisë, shtatzëninë e supozuar apo të konfirmuar, gjatë gji dhënies dhe te fëmijët nën moshën 15 vjeçare;
• insuficienca e rëndë e zemrës;
• pacientët me ulcera gastrike ose të duodenit, dispepsi kronike dhe gastrit;
• pacientët me leukocitopeni ose trombocitopeni, gjakderdhje aktive ose diatezë gjakderdhëse gjatë trajtimit me antikoagulantë;
• pacientët me insuficiencë të rëndë hepatike ose renale;
• pacientët të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve të mëdha kirurgjike
• ulcerë/gjakderdhje peptike aktive apo anamnezë me ulcerë/gjakderdhje peptike rekurente (dy apo më shumë episode të veçanta të konfirmuara të ulcerimit apo gjakderdhjes);
• anamnezë e gjakderdhjeve, ulcerimit apo perforimit gastrointestinal të shkaktuara nga trajtimi i mëhershëm me BAIJS
Ky produkt medicinal nuk duhet të administrohet te rastet e trajtimit të njëkohshëm me antiinflamator tjerë dhe acid acetilsalicilik.
Lista e barnave dhe ushqimeve që mund të ndryshojnë efektin e barit mund të gjenden në fletëudhëzim.
Si të ruani Okitask® në tableta?
Nuk ka nevojë të marren masa paraprake të veçanta për ruajtjen e barit.
Dompé është një nga kompanitë italiane biofarmaceutike, e cila ka qenë gjithmonë e përfshirë në zhvillimin e barnave inovative për trajtimin e sëmundjeve me një ndikim të lartë social.
Vizitoni http://www.dompe.com/website
Për më shumë informacion mbi Okitask® 40 mg (në tableta), lexoni fletëudhëzimin për pacientë.
Dompé Kosovo L.L.C. E-mail: dompekosove@dompe.com |
Në lidhje me veprimin dhe efektet anësore të mundshme lexoni fletudhëzimin dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin. |